Nga përplasja tragjike e dy trenave në Greqi raportohet se ka edhe 4 shqiptarë të cilët rezultojnë të zhdukur. Mediat greke kanë raportuar se bëhet fjalë për Evgenia Mickën, Denis Muçon, Klaudia Laton dhe Pavli Bozon.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme saqë vagonët e trenave janë përfshirë nga flakët duke shkrumbuar pasagjerët të cilët kanë qenë brenda trenave. Për këtë arsye është e detyrueshme bërja e ADN-së për të identifikuar personat, trupat e të cilëve janë shkrumbuar nga flakët.
Pavli Bozo prej më shumë se 10 vitesh punonte në trenin numër 62 në sektorin e përgatitjes së ushqimit, ndërkohë që familjarët e Denis Muços kanë konfirmuar se djali i tyre ishte në tren, por nuk kanë asnjë kontakt me të.
Evgenia Micka dhe Klaudia Lato edhe pse nuk ka kombësi shqiptare kanë dy prindër shqiptarë.
Nga përplasja e trenave u shkaktuan gjithsej 57 viktima. Ekspertët e sigurisë theksojnë se nëse aksidenti do të kishte ndodhur brenda tunelit, humbjet do të ishin më të mëdha. Shqipëria në shenjë solidariteti me Greqinë ka shpallur datën 5 mars ditë zie kombëtare duke ulur flamujt shqiptar në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore.