Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferin e autobusit i cili përplasi për vdekje ditën e djeshme çiftin e bashkëshortëve të cilët udhëtonin me motor. Në pranga ra shoferi i autobusit Fation Volaj 37-vjeç.
Në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër-Koplik ndërruan jetë Adem dhe Sabije Sula.