Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Arlind Lagjin, ish-drejtorin e Doganës së Fierit i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën ‘Transballkanike’. Ai la të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.
Arlind Lagji pasi plagosi 2 persona u largua nga vendi i ngjarjes dhe rrugës u përfshi në një aksident automobilistik edhe ku u ndalua nga blutë e Vlorës.