Emiljano Nina, 28-vjeçari i cili u aksidentua tek Diga e Liqenit Artificial në muajin gusht, është vënë në pranga në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e djeshme. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.
Në muajin gusht të këtij viti, Nina duke drejtuar një automjet tip “BMW”, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, humbi kontrollin dhe për pasojë automjeti doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, Nina u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim për “Dhunë në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.