Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet e ndodhura në Greqi dhe ka ngushëlluar të gjithë familjet e viktimave. Rama ka njoftuar se të gjithë qytetarët e prekur nga përmbytjet mund të telefonojnë në numrin 112 i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.
Ndërkohë për qytetarët shqiptarë të prekur nga përmbytjet duhet t’i drejtohen Ambasadës shqiptare në numrin 0030 6941-658-183.