Siç ishte njoftuar më herët, mbledhja e qeverisë nisi sot në orën 18:00 dhe përfundoi pak përpara se të shkonte ora 19:00.
Në asamblenë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, u morën disa vendime si largimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe emërimi në vend të tij të Blendi Klosit. Gjithashtu, në vend të Ballës, i cili tashmë është ministër i Brendshëm, u caktua si kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme qarkulluan lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, gjë që u mohua nga vetë ministrja, por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Më 28 dhe 29 korrik, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në një takim informal në Tepelenë, ku thuhet se do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.