Bashkë me turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, Faruk Fatih Özer, policia sot ka shoqërëuar edhe Edevaldo Haxhiun, nipin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Mësohet se Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun kishte një rol të rëndësishëm dhe e ka shoqëruar Ozer gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ku fshihej nga autoritete në Turqi dhe ato ndërkombëtare.
Mbeten ende të paqarta se si u lidh nipi i Armando Dukës me turkun që mashtronte me kriptomonedha, ndërkohë që i kishte ofruar edhe një “strehë” të sigurt në vendin tonë.
Ndërkaq, nuk dihet nëse tentakulat e turkut kanë arritur dhe tek Armando Duka. Vetë Duka është vënë në qendër të akuzave nga mediat për zhdukjen e 2,1 milionë dollarëve të FIFA-s që ishin dedikuar për klubet shqiptare, por që avulluan rrugës.
Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin se kriptomonedhat po përdoren dhe për pastrimin e parave.
Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituat duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.