Një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusave është përfshirë nga flakët për shkaqe që ende nuk dihen.
Zjarrfikëset prej gati dy orësh vijojnë betejëm me flakët. Zjarri nisi fillimisht në ballkonin e katit të fundit, por është përhapur në të gjitha katet e tjera duke rrezikuar të gjithë pallatin.
“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofto policia.
Si pasojë e tymit, mësohet se një zjarrfikës është asfiksuar. Deri tani nuk raportohet për të lënduar nga flakët, por vetëm për dëme materiale.