Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e të shtunës një banesë në katin e tretë të një pallati 5-katësh. Ngjarja ndodhi në lagjen “ 15 Tetori” në Fier. Zjarri ra në ambientet e kuzhinës ku fillimisht morën flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët por edhe banorët e zonës.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nga zjarri në këtë banesë nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.