Marjana Sahitaj kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin e madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje.
E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej. Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.
Edhe pse familjarët e morën me urgjencë dhe e dërguan në spital, ajo nuk mundit të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
40-vjeçari Sajmir Thaçi rezultoi se ishte i droguar teksa drejtonte makinën me të cilën i mori jetën të resë. Babai i të ndjerës tregon se e pa ngjarjen dhe se të bijën e gjeti poshtë portës. Bashkë e djemtë ai e dërgoi në spital, por pa mundur ta mbajnë në jetë.
Rrëqeth babai: Porta e zuri poshtë
Detaje rrëqethëse janë rrëfyer nga goja e babit të 25-vjeçares Marjana Sahitaj, e cila u vra në oborrin e shtëpisë nga një makinë që drejtohej nga shoferi i droguar Sajmir Thaçi.
Ai tregon momentet e tmerrit kur pa se një makinë kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe kishte përplasur rëndë vajzën e cila nuk mundi të mbijetonte edhe pse u dërgua në spital.
Babai i të ndjerës tregon se porta e kishte zënë sipër vajzën e re e cila sapo ishte martuar. BAshkë me djemtë e tij, ata e kanë transportuar në spital, por e reja ka ndërruar jetë.
“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte”, mësohet të ketë thënë babai i vazjës.
Marjana ishte martuar këtë muaj dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.
“Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, rrëfen babai i përlotur.