Legjendari i futbollit botëror, braziliani Pele, mbushi 82 vjeç dhe këtë gëzim familjar në jetën e tij e ndau edhe me miqtë nëpërmjet një mesazhi të veçantë. “Në ditëlindjen time dua t’ju shpreh mirënjohjen time. Jeta është shumë e bukur. Të jesh 82 vjeç me ju, me shëndet të mirë, është dhurata më e mirë që mund të më bëjë jeta. Faleminderit për gjithçka që po marr nga ju”.
Këto janë fjalët e legjendës së futbollit, Josè Ramos Do Nashimento, i njohur në mbarë botën me emrin Pele. Tri herë kampion botë me Brazilin, për shumë dashamirës të futbollit, sidomos për ata që kanë mundur të t’i shijojnë mrekullitë e tij, mbetet më i miri i historisë. Edhe pse shëndeti gjatë viteve të fundit nuk e ka lejuar të jetë shumë aktiv, Pele është në gjendje të komunikojë me fansat e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. “Urime legjenda e futbollit”, i shkruajnë fansat në rrjetet sociale.