Legjenda e futbollit Pele është shtruar në spital në Sao Paulo me gjendjen e tij të përshkruar si ‘përkeqësuar’ pasi ai lufton me kancerin.
Sipas ESPN Brasil, 82-vjeçari, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, u shtrua në spitalin Albert Einstein pasi pati ënjtje në të gjithë trupin, probleme me zemrën dhe konfuzion mendor.
Kjo, pasi trajtimi i tij i kancerit duket të jetë joefektiv.
Raportohet se një problem në zemër u identifikua edhe nga mjekët që e ekzaminuan dhe ai ishte ‘shumë i shqetësuar’ kur mbërriti në spital. Thuhet gjithashtu se ai ka pasur vështirësi të ushqehet.
Pele ka vizituar rregullisht spitalin për kontrolle dhe i është nënshtruar kimioterapisë për një tumor të zorrës së trashë që u zbulua shtatorin e kaluar.
Ai foli për betejat e tij shëndetësore në fillim të këtij viti, duke pranuar se trajtimi ishte “i vështirë”, por tha se ishte i lumtur që ishte në shtëpi me familjen pranë tij, ndërsa ndau një foto me gruan e tij Marcia dhe qenin Cacau.