Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet si në krye të kompanisë vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi. Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania.
Shkarkimi i Altman ngjalli reagime tek stafi i kompanisë të cilët kërcënuan se do të dorëhiqeshin masivisht, nëse Altman nuk kthehej në postin e tij.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI,” tha Altman në një postim në X, dikur Twitter. “Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku.”
Javën e kaluar, bordi vendosi të largojë Altman, gjë që çoi në dorëheqjen e bashkëthemeluesit Greg Brockman. Vendimi u mor nga tre anëtarët e bordit jo-punonjës, Adam D’Angelo, Tasha Mçauley dhe Helen Toner, dhe një bashkëthemelues i tretë dhe shkencëtari kryesor i firmës Ilya Sutskever.