I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takojnë sot në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Takimi vjen në kohën e tensioneve në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Ky i fundit dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Një ditë më herët, dy diplomatët perëndimorë takuan në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.