Polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 14 vjeçarit që u zhduk dje në lumin Seman teksa ishte duke gjuajtur për peshk.
Policia u njoftua pasditen e djeshme, rreth orës 19:00 se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe dyshohet se ishte futur për tu larë, por nuk kishte dalë më. Fillimisht policia gjeti rrobat e tij në anë të lumit dhe vetëm pak minuta më parë gjetën edhe trupin e pajetë në ujë.
Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.