Pas sulmit në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake. Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. 4 shtetas nga Çekia te moshes 40-45 vjeç, të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia mesditën e sotme. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit.
Burime bëjnë me dije se 4 të huajt (2 burra dhe 2 gra) kanë hyrë në tunelin që mbante makineri që kanë prodhuar pjesë për kundraajror. Ndërkohë policia e Poliçanit, u konstatua se në orët e para të mëngjesit një nga dyert e tuneleve i është dëmtuar kyçi.