Pas arrestimit të Safet Gjicit, është vendosur nën hetim edhe Alma. K e cila shfaqet në videon intime me Gjicin.
Për Almën është kërkuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, e akuzuar për “korrupsion aktiv”.
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma K, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.