Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë mandatin e deputetit Arkend Ballës pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës.
Rraja dorëzoi mandatin, pas dhunës që fisi i tij ushtroi ndaj Bilbil dhe Jashar Majës. Dhuna erdhi pas konfliktit për një gurore e cila është në pronësi të Rrajave.
Në dhunë u përfshinë edhe vëllezërit dhe djali i Rrajës, Rexhepi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.