Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka folur për dëshminë e Artan Tafanit i cili e implikon Haxhiun si organizator të 6 vrasjeve.
Qamil Haxhiu tha në një intervistë televizive se akuzat e bëra ndaj djalit të tij janë të pavërteta.
Ai është shprehur se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnjë lidhje miqësore me djalin e tij.
“Artan Tafani është i dënuar dhe problematik. Nuk është shok mik me djalin tim. Akuzat ndaj tim bir të pavërteta. Tani që po flas jam te lokali i Adriatik Dogës. Ai do të dal të flas vetë për këtë cështje. Tafani duhet të nxjerrë fakte, pamje filmike dhe biseda. Laerti nuk beson të drejtësia shqiptare”, ka thënë ai.