Disa ditë para se liderët e Bashkimit Europian të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit të 6 dhjetorit, në Parlamentin Europian u miratua një rezolutë për Shqipërinë, me në fokus rritjen e transparencës dhe llogaridhënien.
Rezoluta, e cila është diskutuar prej dy ditësh në Bruksel, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin, ka bërë pjesë të saj edhe disa amendamente të propozuara nga Partia Demokratike.
Shqetësimet kryesore të reflektuara në këtë rezolutë kanë të bëjnë me transparencën e fondeve publike, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, rritjen e korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar si dhe eliminimin e ndikimit politik në sistemin e drejtësisë.