Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ashpër akuzave të grupit të Berishës se është “patericë” e Edi Ramës.
Me tone të larta nga foltorja e Kuvendit, Aliebaj tha se nuk përfaqëson asnjë, pos veten e tij. Alibeaj nënvizoi se nuk pranon parazitë në opozitë.
“Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne, do e çojmë deri në fund, sipas mendësisë tonë, vlerave tona”, shtoi ai.
Akuza ai pati edhe për mazhorancën qeverisëse.
“Në 9 vite që qeverisni ju, Shqipëria ka mbetur në vend numëro”, tha Alibeaj.