Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës. Reshje shiu në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore, reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era nga veriperëdimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 7 deri 19°C, në zonat e ulëta 11 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 13deri 23°C.