Sot priten reshje lokalisht mesatare në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në veri, lindje dhe juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat do të zbresin deri në lartësitë 800 m mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 1 / 6 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.