Të shtunën e 29 prillit priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë deri lokalisht të dobëta në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 20 °C
në vendet e ulëta: 7 / 21 °C
në vendet malore: 4 / 15 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.