Ditën e hënë të 27 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve.
Reshjet do të arrijnë deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Elbasan reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 16 °C
në vendet e ulëta: 8 / 17 °C
në vendet malore: 4 / 11 °C