Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 25 °C – në vendet e ulëta: 15 / 26 °C – në vendet malore: 10 / 15 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.