Sot e shtunë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Shkodrës, të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera.
Në qarkun e Shkodrës reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 20 °C
në vendet malore: 6 / 15 °C
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në terrenet e larta malore deri e fortë.