Ditën e shtunë Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash prezente në mesditë.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 6/20°C, në zonat e ulëta 11/25 °C, në zonat bregdetare 13/26°C.