Ditën e mërkurë situata në vend do të vijojë e qëndrueshme. Moti përgjithësisht do të jetë me vranësira të pakta e mesatare gjatë ditës.
Në zonat luginore përsëri do të jetë e pranishme mjegulla e dendur. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga verilindja dhe veriperëndimi.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -3 deri 7°C; në zona e ulëta 1 deri 18°C; në zona bregdetare 5 deri 18°C.