Këtë javë depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Anticikoni i Azoreve si dhe masat e ngrohta jugore do të ndikojnë në situatën meteorologjike që do të përjetojmë.
Moti për ditën e sotme do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra. Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Në mesditë temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme.