Ditën e diel të 22 janarit situata atmosferike në vend do të vazhdojë të jetë e paqëndrueshme.
Priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Reshjet në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në terrenet e larta malore.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri në 5°C, në zona e ulëta 4 deri në 12°C, në zona bregdetare 5 deri në 11°C.