SPAK ka zbardhur skemën se si funksiononte grupi kriminal, ku ishte i përfshirë edhe ish shoferi i Ardi Veliut. Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale që funksionin në Shqipëri dhe Francë.
SPAK bën me dije se nga 17 masa sigurimi të caktuara, janë ekzekutuar 12 prej tyre. Nga këto është caktuar arrest në burg për 15 persona, 1 person në arrest shtëpie dhe 1 detyrim paraqitje. Nga hetimet ka rezultuar se këto grupe kriminale kanë pasur edhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës pranë Portit të Durrësit.
Si funksiononte skema
Grupi i parë, pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, i depozitonin fillimisht në një hotel dhe më pas ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Ndërkohë, grupi i dytë në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar transportonin shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash. Këto të fundit janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme dhe kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.
Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar edhe rreth 3.4 kg flori.
Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta persona janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur te persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.
Sendet e sekuestruara
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;