Papa Françesku ditën e sotme është bërë sërish protagonist i mediave ndërkombëtare dhe jo vetëm. Ai ka kritikuar ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin. Papa Françesku ka thënë për Associated Press që ftoi peshkopët katolikë të mirëpresin personat e grupit LGBTQ në kishë.
‘Të jesh homoseksual nuk është krim. Është për të ardhur keq, e pranoj, por së pari le të bëjmë dallimin mes mëkatit dhe krimit. Është gjithashtu mëkat të mungojë dashuria ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit dhe ai na do ashtu siç jemi’, u shpreh Papa Françesku.
Papa ka shkuar më tej duke thënë se fakti që homoseksualiteti diskriminohet është për shkak të kulturave të ndryshme.