Policia e Shtetit ka organizuar një operacion në kampin e MEK-ut në Manzë, ku sipas muxhahedinëve raportohet të ketë pasur përplasje mes tyre dhe policisë. Si pasojë, e përplasjeve nga MEK thuhet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Fakti konfirmohet edhe nga avokati i muxhahedinëve Genc Gjokutaj, i cili ka ndarë foto nga spitali brenda MEK-ut. Siç shihet, disa muxhahedinë ndodhen të shtrirë me maska oksigjeni.
Ata pretendojnë se policia ka përdorur gaz lotjsellës. Nga ana tjetër, blutë mohojnë të ketë viktima.