Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në Facebook se 6700 nëna kryefamiljare e kanë përfituar bonusin prej 20 mijë lekësh nga Pakoja e Madhe.
Teksa e shoqëron postimin me një fotografi, Rama i uron të gjitha nënat kryefamiljare që ta kenë sa më mbarë e me shëndet të plotë vitin 2023.
“Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit edhe bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur”, shkruan Rama.
Besarta, një nga gratë që ka përfituar ndihmën, tregon se është shumë e kënaqur.
“Jam Besarta, kryefamiljare me 3 fëmijë, me mbështetjen e 3-fishit e ndihmë ekonomike më është dhënë një ndihmë e madhe për fëmijët dhe jam e kënaqur dhe me pakon e madhe, për mua është shumë krah”, thotë Besarta, një nga gratë që ka përfituar ndihmën.
Pakoja e Madhe, do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës. 1 milionë shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh të të gjitha produkteve.