Qeveria ka miratuar një paketë me bonuse për fundvitin për disa kategori.
Paketa e bonusit përfshin 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës dhe 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.
Këtyre kategorive do t’iu akordohen 5 mijë lekë bonus.
“Bonusi është në djetën masë që ju dha pensionistëve, ndërsa për disa kategori të posaçme, të cilat kanë përfituar aktualisht, siç janë invalidët e punës, të tjerë të pensioneve familjare, praktikisht tani i dyfishohet masa. Por edhe brenda kategorive që mbështeten me këtë akt normativ për kategori të posaçme, siç janë familjet në ndihmë ekonomike, por me fëmijë, edhe ata marrin dyfishin e masës, që do të thotë marrin 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë, për punonjësit e administratës që kanë qenë të përfshirë në takimet bilaterale do të jetë një pagë shpërblim”, sqaroi ministri.