Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar detaje nga Paketa e Madhe të cilën qeveria e ka gati për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në prag të festave të fundvitit. Rama ka shprehur se 695 mijë pensionistë do të marrin 8 mijë lekë, ndërkohë që 1 milionë shqiptarë do të përfitojnë sipas kategorive që u përkasin deri në 20 mijë lekë.
Rama e ka theksuar Paketën e Madhe si një ndihmesë për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën.