Kryeministri Edi Rama thotë se pagat e Forcave të Armatosura janë ndër më të lartat në rajon. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se rritja e pagave është bërë për shkak të këmbënguljes së qeverisë.
Ai thekson se pagat e Forcave të Armatosura do të vijojnë të rriten dhe shumë shpejt do të arrijnë mesataren e NATO-s. Kryeministri shkruan në postim se në Shqipëri paga mesatare thuajse është dyfishuar, ndërsa në vitin 2024 do të arrij shifrën prej 900 euro. Sipas tij, në vendin tonë është ulur niveli korrupsionit, gjë e cila ka ndikuar dhe në ekonominë e vendit.