Të ardhurat e 20% të popullsisë më të pasur në Shqipëri janë 5.9 herë më të larta se të ardhurat e 20% të popullsisë më të varfër.
Shifrat e përpunuara nga Scan Intel, tregojnë se ka një pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave.
Në raport me vendet eEvropës që janë marrë në studim nga Agjencia Europiane e Statistikave, Shqipëria ka raportit më të lartë të pabarazisë së të ardhurave.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria mban raportin më të ulët, pasi në vendin e parë renditet Serbia me 6.06 herë më të lartë për të 20% të të pasurve, Mali i Zi me 5.96, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 5.92.