Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lajmin se OST ka shpallur tender për trajtimin kozmetik të grave.
Blushi shkruan se ky është kulmi i babëzisë në një kohë kur nuk ka asnjë kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Ai shton se Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve duhen shporrur sa më parë!
Reagimi i Tedi Blushit:
KULMI I BABËZISË! OST SHPALL TENDERIN PËR TRAJTIMIN KOZMETIK TË GRAVE!
Në vendin më të varfër të Europës, ku 67% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë, në kulmin e rritjes stratosferike të çmimeve, kur kostoja e jetesës është bërë e përballueshme, kur Qeveria nuk merr asnjë masë për kompensimin e qytetarëve në nevojë dhe në prag të krizës së pritshme energjitike, vjedhja pa pushim dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve vijon në mënyrë të shfrenuar.
Operatori i Sistemit të Transmetimit, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin me vlerë 130 mijë euro për TRAJTIMIN KOZMETIK të punonjësve femra
OST shpall këtë tender të turpshëm ndërkohë që kjo Qeveri e babëzisë nuk planifikon:
Asnjë kompensim për rritjen e çmimit të bukës, vajit, miellit, vezëve, orizit, makaronave dhe produkteve të tjera ushqimore!
Asnjë kompensim për rritjen e çmimit të karburanteve!
Asnjë rritje rrogash dhe pensionesh!
Asnjë paketë ndihme për turizmin!
Kur kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, babëzia e tyre nuk ka limite!
Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve duhen shporrur sa më parë!