Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në Parlamentin Evropian. Osmani tha para eurodeputetëve se Kosova është flakadan i demokracisë dhe unioni duhet t’i qëndrojë pranë.
Presidentja e Kosovës shprehu mirënjohje për mbështetjen e unionit evropian ndaj popullit Kosovar, teksa tha se Kosova vijon të ecë krah Evropës për të ruajtur vlerat e përbashkëta.
“Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë. Lideri ynë vizionar u nderuar nga PE. Kam nderin që të jem presidentja e parë e Kosovës që flas para PE. Faleminderit për kontributin e pamasë që ky institucion ka dhënë për lirinë tonë.
Jam këtu për shprehur mirënjohjen të popullit të Kosovës për mbështetjen e juaj të palëkundur. Ne vazhdojmë të ecim krah përkrah ndërsa luftojmë të ruajmë vlerat tona të përbashkëta. Republika jonë lindi nën himnin e Evropës”, tha Osmani.
Kjo është hera e parë që një president i Republikës së Kosovës i drejtohet Parlamentit Evropian. Pjesëmarrja e Osmanit në PE vjen në një kohë kur veriu i Kosovës po përballet me tensione. Bashkimi Evropian njoftoi një ditë më parë se është duke përgatitur një paketë sanksionesh për Kosovën.