Tashmë është zyrtare dhe moderatorja Orjela Nejijaj mund të quhet deputetja më e re e Kuvendit të Shqipëri.
Ajo ka firmosur ditën e sotme formularin e pranimit të mandatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të zërë në Kuvend vendin e lënë bosh nga Grida Duma, e cila u largua nga politika për një projekt televiziv.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, Nebijaj garoi nën siglën e PD-së në Qarkun e Tiranës, ku renditej e 18-ta në listë dhe arrit të merrte 5606 vota preferenciale.