Sot pritet që opozita të mbajë një tjetër protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që parlamentarët do të vijojnë me seancën në Kuvend.
Në lidhje me masat e marra me protestën e opozitës janë angazhuar 700 efektivë policie. Në vijën e parë të sigurisë do të jenë forcat ‘Shqiponja’, ndërkohë që ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe forcat RENEA do të jenë të vendosura në pjesën anësore të ndërtesës së Parlamentit.
Rrugët të cilat do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve do të jenë “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Kujtojmë se rreth 18 deputetë të Partisë Demokratike, me në krye kreun e partisë Sali Berisha janë përjashtuar nga seanca plenare.