Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim në seli, me Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të kësaj force politike.
Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.
Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.
Kur Partia Socialiste duket se ka ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet lokale të 2023-shit, Ilir Meta duket se ka shtuar presionin ndaj aleatit të tij Sali Berisha.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpret se Partia Demokratike duhet të qartësojë sa më shpejt se cilët do të jenë kandidatët përballë mazhorancës socialiste.
“Partia Demokratike, sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur dalin kandidatët përballë Rilindjes. Kjo është çështja më e rëndësishme, sepse në zgjedhje nuk do të votohet për as për zotin Berisha, as për zotin Meta, por do të votohet për kandidatë, sepse kemi sistem mazhoritar”, theksoi Meta.