Mbi 50% e adoleshentëve evropiane kanë konsumuar alkool dhe së fundmi 1 në çdo 5 të tille ka përdorur e-cig. Ndërkohë që shqetësues mbetet fakti që 12 % e tyre ka konsumuar edhe kanabis, por që në krahasim e vitin 2018 shënon një ulje me 2%.
Këto janë të dhënat e një raporti të fundit të OBSH mbi 280 mijë adoleshentë të intervistuar ne kontinentin tonë. Alkooli rezulton të jetë substanca e konsumuar me shpesh, me rreth 57% ndër radhët e 15 vjeçarëve, ndërkohë që është dehur të paktën 20% e tyre njëherë.
Sipas drejtorit rajonal të OBSH për Evropën, përdorimi i gjerë i substancave të dëmshme për shëndetin në radhët e fëmijëve është një kërcënim serioz për shëndetin publik, duke marrë në konsideratë që truri në atë moshë është ende në zhvillim deri në moshën 25 vjeç. Për këtë arsye duhet të jenë të mbrojtur pasi alkooli e lëndët narkotike sjellin rrjedhoja toksike dhe të rrezikshme që krijojnë varësi e që mund të ndikojnë seriozisht në të ardhmen e tyre.