16 drejtues automjetesh kanë rënë në prangat e policisë brenda 72 orëshit të fundit. Ata janë kapur duke drejtuar mjetet pa patentë ose në gjendje të dehur.
Policia ka vendosur gjithashtu 2345 gjoba për shkelje të ndryshme dhe janë pezulluar 104 leje drejtimi për shkelje të ndryshme si shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim nën efektin e alkoolit dhe qarkullim në drejtim të kundërt.
Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të udhëtojnë duke pasur jetën në mendje.