Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai pas bisedës me Josef Borell, ka deklaruar se tani është koha për zgjidhje pragmatike.
“Folëm me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja rreth targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, ka shkruar Stoltenberg ne Twitter.