Jo vetëm që janë takuar, por në foto duken shumë të lumtura krah njëra tjetrës dhe në disa prej tyrë edhe janë të përqafuara.
Duket se akulli mes tyre është shkrirë, pas fjalëve që tha Hailey Bieber tha për Selena Gomez në një intervistë:
‘E gjithë kjo është respekt. Është e gjitha dashuri. Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh].’
Hailey dhe Justin u fejuan në korrik të vitit 2018, vetëm pak muaj pas ndarjes së tij përfundimtare nga Gomez. Hailey dhe Bieber u martuan në shtator të vitit 2019 me një ceremoni madhështore.