Shumë shqiptarë emigrojnë për një jetë më të mirë, në kërkim të një të ardhme të re dhe një jetë të sigurt. Kjo është dhe historia e një të riu shqiptar, i cili është arrestuar në Madrid, Spanjë pa vulë Shengen dhe pritet të deportohet drejt vendit nga ku iku.
Ai dërgohet në rajonin e Policisë ku dhe merret në pyetje nga efektivët e Policisë dhe të emigracionit. Me pranga në duar dhe me lot në sy ai mbase mund të jetë shembulli i asaj që kalojnë të rinjtë shqiptarë që ikin jashtë. Historia e tij u shfaq në ciklin e dokumentareve “To catch a smuggler” të National Geographic.
Atij i bëhet e ditur nga agjentja e emigracionit se duhet të kthehet në Shqipëri pasi nuk ka arsye që të qëndrojë apo të kërkojë azil. Ai shprehet i trishtuar dhe refuzon të kthehet duke treguar se në Shqipëri vriten njerëz çdo ditë dhe nuk do që të kthehet.
Agjentja e emigracionit: Do të deportohesh në Shqipëri
Djali: Po nëse nuk dua të kthehem
Agjentja e emigracionit: Deportimi në Shqipëri duhet të bëhet.
Djali: Nuk dua të kthehem, atje vriten njerëz çdo ditë. Nuk dua të vdes në Shqipëri. Nuk është vend i sigurt. Është e vërtetë, shiko në TV aty vriten njerëz çdo ditë. Çdo ditë vriten njerëz, çdo ditë. Jam i gatshëm të bëj gjithçka që të mos kthehem në Shqipëri.