Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur nga Brukseli zhgënjimin dhe zemërimin e tij ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare për çështjen e Fredi Belerit. Beleri është lënë në burg nga drejtësia shqiptare dhe iu refuzua kërkesa për t`u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Konferencën për shtyp të dhënë në mbylljen e samitit të krerëve të BE-së, shefi i ekzekutivit grek e shfrytëzoi për t`i përcjellë një mesazh të prerë Tiranës zyrtare.
“Pata rastin t`i informoj homologët e mi për atë që po ndodh në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shprehja zhgënjimin dhe indinjatën time për faktin se një kryetar i votuar nga populli arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, për mendimin tonë, mbi bazën e disa procedurave të dyshimta.“-tha Mitsotakis.
Mitsotakis, e cilësoi çështjen Beleri një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të respektuar acquis europiane- apo tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të bllokut, dhe shprehur dëshirën për të një zgjidhje të shpejtë të situatës, në të kundërt siç tha ai, ky do të jetë një element për vlerësimin që Greqia do t`i bëjë kursit europian të vendit.